Bota Moska i përgjigjet ashpër Londrës: Gati për raprezalje nëse sulmohemi me armë perëndimore

Moska i përgjigjet ashpër Londrës: Gati për raprezalje nëse sulmohemi me armë perëndimore

Një ushtar ukrainas mbi një tank në Slovyansk

Rusia ka paralajmëruar Britaninë e Madhe se nëse do të vazhdojë ta shtyjë Ukrainën të përdorë armë perëndimore në territorin rus, Moska do të nisë “përgjigje të shpejta proporcionale”.

Paralajmërimin e dha ministri rus i Mbrojtjes, Serghei Shoigu, që iu referua ministrit britanik të Forcave të armatosura James Heappey, që në mëngjes u shpreh se Ukraina ka të gjithë të drejtën të përdorë arsenalin e dhuruar perëndimor për të sulmuar objektivat ushtarake të furnizimit në territorin rus.

“Nxitja nga e ana e Londrës që Kievi të sulmojë territorin rus do të çonte në një reprezalje të menjëhershme. Forcat ruse janë gati të sulmojnë me sulme raketore me saktësi të lartë qendrat vendimmarrëse në Kiev. Dhe nuk do të jetë një problem për ne nëse në ato qendra vendimmarrëse do të kishte edhe këshilltarë të ndonjë vendi perëndimor”.

Deklarata e tij kanë rëndësi të madhe pasi saktësojnë edhe deklarata e shprehura në Facebook të zëdhënës së Ministrisë së Jashtme.

“Sipas kësaj logjike, Rusia mund ta konsideronte po aq legjitime që të synonte të sulmonte në thellësi linjat e furnizimit ukrainas edhe brenda atyre vendeve që transferojnë armë në Ukrainë, të cilat gjithashtu prodhojnë vdekje dhe shkatërrim”, ishte shprehur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zacharova.