Sport Mourinho do Muriqin, Tottenham përgatit ofertën tjetër për sulmuesin e Kosovës

Mourinho do Muriqin, Tottenham përgatit ofertën tjetër për sulmuesin e Kosovës

Jose Mourinho kërkon patjetër një sulmues në skuadër për të mbushur boshllëkun e krijuar nga dëmtimi i Harry Kane dhe për këtë duket se ndjekja ndaj Vedat Muriqit nuk ka përfunduar.

Gazeta turke “Aksam” shkruan se Tottenham kishte bërë në fillim të janarit një ofertë për Muriqin, por më pas nisi të shihte edhe për alternativa të tjera, si Edinson Cavani. Por duke qenë se uruguaiani duket i vendosur për t’u bashkuar me Atletico Madrid, londinezët u rikthyen te pista Muriqi.

Për sulmuesin e Kosovës, Tottenham është gati të ofrojë 20 milionë paund. Ai është tipi i lojtarit që i përshtatet nevojave të Mourinho-s, pasi deri tani këtë sezon ka shënuar 11 gola në 17 ndeshje. Shifër që mund të pranohet pa shumë ngurrim nga Fenerbahçe, pasi sipas të njëjtës gazetë klubi ka nevojë për ato para për shkak se është në vështirësi financiare.