Sport Murinjo e Alegri si “hije”, Solari: Reali ka më shumë kandidatë se…...

Murinjo e Alegri si “hije”, Solari: Reali ka më shumë kandidatë se… Xhulia Roberts

Santiago Solari gjendet në fije të perit në stolin e Realit të Madridit, shumë pranë shkarkimi, pas dy humbjeve radhazi në “El Classico” ndaj Barcelonës, nga ku u eliminua edhe nga Kupa e Mbretit.

Ditën e sotme, tekniku doli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Ajaksin nesër, nga ku foli edhe për zërat, ku Murinjo, Alegri ose ndonjë emër tjetër, mund ta pasojë në stol.

HIJA E MURINJOS – “Ky klub gjithmonë ka pasur më shumë kandidatë se Xhulia Roberts, për të dalë në një darkë me të. Mua më duket diçka normale që flitet gjithnjë për emra të rinj në stol. Me kë do dilte Xhulia, mua apo Murinjon? Epo, për këtë duhet të pyesni atë”.

PEZULLIMI I RAMOS – “Më vjen keq që nuk do jetë nesër, është i rëndësishëm për ne, një lider. Por, kemi lojtarë me plot eksperiencë”.

MARSELO NË STOL – “Të gjithë kanë mundësinë të luajnë, dhe të gjithë kanë luajtur. Çdo ndeshje është një mundësi e re”.

VETËM CHAMPIONS – “Ne duam të fitojmë, të kalojmë turin. Kjo skuadër ka karakter, dhe nesër luajmë për Champions. Por, edhe në La Liga duhet të vazhdojmë të jemi konkurrues”.