Kulturë Muzeu Ikonografik Onufri në Berat, restauron ikonën e shek XVIII

Muzeu Ikonografik Onufri në Berat, restauron ikonën e shek XVIII

Në Laboratorin e Restaurimit në Muzeun Ikonografik Onufri, përfundoi ndërhyrja restauruese mbi ikonën “Shën Joan Pagëzori”, vepër e shek-XVIII me autor anonim, dim: 89 x 65,5 x 2 cm.

Ikona është pjesë e koleksionit të Muzeut ikonografik “Onufri” marrë nga Kisha e Shën Kollit në Sinjë të rrethit Berat.

Miratimi i projektit në KKR në fund te vitit te kaluar krijoi mundësinë e fillimit të ndërhyrjes restauruese të dy veprave. Mbas një pune të kujdesshme të kryer përgjatë muajve dhjetor – janar – shkurt në ambientet e laboratorit të Muzeut Onufri përfundoi restaurimi i ikonës në fjalë nga restauratori i Muzeut.

Rezultati i arritur është vërtet mbresëlënës duke nxjerrë në dukje bukurinë, elegancën dhe madhështinë e veprës e cila i ofrohet për herë të parë publikut dhe vizitorëve të Muzeut Onufri në prag të sezonit turistik të këtij viti.