Kulturë Nasho Jorgaqi i dhuron universitetit të Korçës dokumente të rralla për Fan...

Nasho Jorgaqi i dhuron universitetit të Korçës dokumente të rralla për Fan Nolin

Një fond unik i letërkëmbimeve të Fan Nolit, dokumenta dhe studime të tij ndodhen në arkivin e universitetit të Korçës si një dhuratë e bërë nga prof. Nasho Jorgaqi.

Dokumente origjinale i përkasin periudhës pas vitit 1926 dhe janë kryesisht letërkëmbime dhe shënime te Nolit.

Ato janë mbledhur nga Jorgaqi në Boston dhe i janë dhuruar universitetit të Korçës, i cili mban emrin e Nolit.

Universiteti Fan Noli synon dixhitalizimin e të gjithë këtij fondi dhe pasurimin e bibliotekës shkencore.

Universiteti i Korçës pret edhe dokumentat e tjera që do të vihen në dispozicion nga lidhja e shqiptarëve të Diasporës në Shtetet e Bashkuara.