Sport Ndahet nga jeta Mino Raiola, agjenti i famshëm ishte 54 vjeç

Ndahet nga jeta Mino Raiola, agjenti i famshëm ishte 54 vjeç

Ndahet nga jeta Mino Raiola. Agjenti më i famshëm në botën e futbollit, që ndër vite ka kuruar interesat e futbollistëve më të njohur, ka humbur jetën ditën e sotme në moshën 54-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga familjarët në rrjetet sociale, teksa shkak i vdekjes duket se është bërë një sëmundje e rëndë, për të cilin vetë Raiola pati rrëfyer se kurohej prej disa muajsh.

Mino Raiola është italo-holandez dhe është bërë mjaft i njohur duke përfaqësuar futbollistë si Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba, Gigio Donnarumma dhe së fundi Erling Haaland, për transferimin e të cilit ishte duke negociuar me disa klube.