Politika Ndryshime në Forcat e Armatosura, Meta dekreton 5 gjeneralë brigade dhe një...

Ndryshime në Forcat e Armatosura, Meta dekreton 5 gjeneralë brigade dhe një kundëradmiral

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, ka dekretuar dhënien e gradave madhore si gjeneralë dhe kundëradmiral, për disa nga figurat kyçe të ushtrisë shqiptare.

Kolonelit Petrit Pal Çuni, me detyrë “Përfaqësues Ushtarak Kombëtar”, në Përfaqësinë Ushtarake Jashtë Vendit, në Ministrinë e Mbrojtjes, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

Kolonelit Ferdinant Vasil Dimo, me detyrë “Komandant”, në Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarit (Qendra e Stërvitjes Bazë), në Akademinë e Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

Kolonelit Editson Jani Zarka, me detyrë “Drejtor i Inspektimit të Përgjithshëm”, në Ministrinë e Mbrojtjes, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

Kolonelit Ilir Koço Pujo, aktualisht me detyrë “Drejtor i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” (AISM), i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

Kolonelit Ylli Nikol Pulaj, aktualisht me detyrë Zëvendëskomandant i Forcave Ajrore, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

Kapitenit të Rangut të Parë Adnand Dëfrim Agastra, me detyrë “Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes”, në Forcën Detare, i jepet grada madhore “Kundëradmiral”.

Presidenti Meta vlerësoi se emërimet “do t’i shërbejnë motivimit të mëtejshëm të ushtarakëve profesionistë në përmbushjen e misionit të tyre, dhe detyrave që burojnë nga Kushtetuta dhe Ligji”.