Extra Në jetë dhe në punë: Gjërat që nuk duhet të neglizhoni kurrë

Në jetë dhe në punë: Gjërat që nuk duhet të neglizhoni kurrë

Fëmijëria ishte një kohë kur të tjerët kujdeseshin për ju si njerëz të brishtë dhe të çmuar. Sot mund të themi se gjërat kanë ndryshuar. Pra, kur rriteni gjërat nuk janë më njësoj. Me kalimin e kohës e kuptojmë se jemi interesantë vetëm për veten tonë. Nuk ka njeri që të na shtyjë drejt suksesit, të mbështetemi te dikush kur kemi nevojë dhe të na lavdërojnë kur kemi bërë diçka të mirë. Në fund të fundit, secili e di vetë se çfarë do të bëjë me jetën e tij. “Bright Side” ka mbledhur disa të vërteta të thjeshta, por pak të trishta që të gjithë ne i neglizhojmë:

Nuk ka arsye të sakrifikoni veten për të tjerët
A e keni dëgjuar shprehjen “Çdo gjë që bëj, e bëj për ty”? Si rregull kjo shprehje shoqërohet nga një përgjigje e ftohtë, “A të kërkova unë ta bëje këtë gjë?”
Le të bëhemi të sinqertë: Njerëzit rreth nesh nuk kanë nevojë për sakrificat tona. Shumicën e kohës ata ndihen në siklet dhe shqetësohen në situata të tilla. I vetmi përjashtim nga kjo situatë është sjellja e koduar – kur të dy njerëzit marrin kënaqësi nga një marrëdhënie e tillë. Pra, kur të dy sakrifikojnë për njëri-tjetrin.

Nuk do të merrni asnjëherë një medalje në punë
Është një shprehje që thotë se “një kalë punoi shumë në fshat, por nuk u bë kurrë kreu i fshatit”. Herët ose vonë ju do të përballeni me një të vërtetë të ngjashme të pakëndshme: shefi dhe kolegët tuaj do ta kuptojnë se jeni gati për të bërë çdo lloj pune. Dhe çfarë është më e keqja: Ndërkohë që ju po dëmtoni shëndetin tuaj duke vendosur presionin mbi veten, ata do jenë duke bërë thashetheme për kolegët teksa konsumojnë një kafe. Ndërkohë, ju po prisni që shefi t’ju thotë fjalë të mira për punën e vështirë që keni bërë. Harrojeni këtë gjë!

Higjiena
Me çorape të papastra, thonj të thyer dhe mospërdorim të produkteve të higjienës, ka të ngjarë që të dukeni si një person i çrregullt. Ideja kryesore e kësaj është trajtimi me respekt i të tjerëve dhe i vetes njëkohësisht. Duhet të keni parasysh se pastërtia juaj nuk është diçka vetëm personale. Imagjinoni të jeni në një palestër dhe të keni dikë pranë jush që ushtrohet që nuk është kujdesur për higjienën e tij.

Pamja ka rëndësi
Ju mund të flisni pafundësisht për atë botën e brendshme shumë të pasur dhe për bukurinë e shpirtit tuaj, mirëpo njerëzit ndonjëherë gjykojnë vetëm paraqitjen e jashtme. Nuk janë vetëm aftësitë profesionale të personave që vlerësohen në intervistat e punës, por edhe pamja e kandidatit, si dhe aftësia e tij për të komunikuar me njerëzit e tjerë.

Të jesh një person i mirë nuk është një profesion
Askush nuk duhet t’ju trajtojë mirë në punë sepse keni sy të bukur, keni 3 fëmijë, 4 kredi dhe një mama të sëmurë. Bosët gjithmonë do të jenë të interesuar për cilësinë e punës suaj. Nëse ju nuk sillni asnjë përfitim në kompaninë ku punoni, përgatituni që të zëvendësoheni nga një person më energjik dhe më i zellshëm.

Mamaja juaj nuk ka gjithmonë të drejtë
Me kalimin e kohës, ne nuk i marrim më fjalët dhe sjelljet e prindërve si një të vërtetë të përjetshme. Ideologjia jonë e fëmijërisë zëvendësohet me të kuptuarit se një nënë dhe baba janë njerëz të zakonshëm që kanë disavantazhet, zakonet e këqija dhe mendimet që nuk janë gjithmonë të mençura dhe të vërteta. Duke e menduar këtë gjë, fëmijët jo gjithmonë do të bien dakord me prindërit. Ka edhe ndonjë moment të jetës, që fëmijët mund të zhgënjehen nga prindërit.

Do t’ju duhet të mësoni deri në moshën e pensionit ose edhe më gjatë
Teknologjia moderne po zhvillohet me shpejtësi të tillë që profesioni juaj nuk mund të hyjë në punë pas 10 apo 15 vitesh. Kjo do të thotë që gjithmonë duhet të jeni gati për të mësuar diçka të re dhe për të rritur kualifikimet tuaja për t’u bërë specialist në linjën tuaj të punës.