Extra Nga Lori Hoxha te Aurela Gaçe: Të gjithë po i kërkojnë Elvanës...

Nga Lori Hoxha te Aurela Gaçe: Të gjithë po i kërkojnë Elvanës të njëjtën gjë pas rikthimit

Rikthimi i bujshëm në Instagram i këngëtares shqiptare, Elvana Gjata, pas vrasjes në ish-Bllok është pritur me shumë entuziazëm nga miqtë dhe fansat dhe jo vetëm.

Të gjithë e kishin ndierë mungesën e saj, dhe këtu përfshihet një listë e gjatë me të famshëm shqiptarë, të cilët mbështetën këngëtaren me komente pafund në postimin e saj në Instagram.

Në pak orë postimi i saj ka marrë mbi 100 mijë pëlqime dhe mesazhe mbështetëse për rikthimin e saj me projekte të reja muzikore.

Nga Lori Hoxha me komentin e saj “Po të prisnim”, te Aurela Gaçe me “vazhdo të bësh atë që do” apo Çiljeta me mesazhin drejtuar koleges për të vazhduar ëndrrën e saj, të gjithë i kërkojnë Elvanës atë që shumica e komentuesve i kërkojnë: rikthimin e fuqishëm!

“O Ujor i vogël ti, ëndërrimtare dhe pozitive. Njerëzit e kanë gjithmonë një gjë për të thënë, i mirë apo i keq qofsh. Ndaj shtyp ditën jeshile tani dhe vazhdo atë ëndrrën tënde. Të dua shumë pipiruqe,” komenton Çiljeta.

Elvana Gjata jepi, vazhdo të bësh atë që do”, shkruan Aurela Gaçe.

Pra, Elvana bëj atë që di të bësh shkëlqyer!

Për më tepër shihni komentet më poshtë drejtuar këngëtares: