Kulturë Nga Meryl Streep te Jennifer Lawrence: Aktorëve që iu është refuzuar roli...

Nga Meryl Streep te Jennifer Lawrence: Aktorëve që iu është refuzuar roli se ishin më të shëmtuar ose më të bukur sesa duhej

Kjo është një listë aktorësh dhe aktoresh të cilëve iu është refuzuar roli pasi ishin “më të shëmtuar seç duhej” – dhe disa prej tyre çuditërisht sepse ishin ‘më të bukur’ se duhej.

Winona Ryder

Kohët e fundit, Ryber ka thënë se nuk ishte mjaftueshëm tërheqëse për të qenë një yll kinemaje në vitet ’80.

Në veçanti në të kaluarën, ajo është përmendur se në një audicion të viteve ’80, një drejtor kasti e ndaloi në mes të fjalisë së saj dhe i tha: “Nuk duhet të jesh aktore. Nuk je mjaftueshëm e bukur. Duhet të kthehesh kudo nga ke ardhur dhe të shkosh në shkollë, ti se ke yllin në ballë!”

Jessica Alba

Jessica Alba-s iu tha në mënyrë të ngjashme se duhej të “bëhej më e bukur” dhe “të qante më bukur” gjatë skenës së vdekjes së personazhit të saj në Fantastic Four: Rise of the Silver Surfer.

Jennifer Lawrence

Jennifer Lawrence fillimisht u refuzua për rolin e saj në Winter’s Bone sepse ajo ishte “shumë e bukur” – ajo duhej t’i provonte regjizorëve se nuk ishte thjesht një ‘vajzë e lezetshme dhe e pafajshme’.

Andrew Garfield

Garfiled humbi rolin e Princit Caspian në serialin ‘Chronicles of Narnia’ sepse ai “nuk ishte mjaftueshëm i pashëm”.

Benedict Cumberbatch

Britaniku i famshëm që është kthyer në një ‘simbol seksi’ për admirueset e gjinisë së kundërt, fillimisht u konsiderua “jo mjaftueshëm seksi” për të luajtur detektivin legjendar Sherlock Holmes në serialin ‘Sherlock’ nga drejtuesit e BBC.

Hugh Grant

Shkrimtari i “Four Weddings and a Funeral”, Richard Curtis nuk donte që Hugh Grant të luante në film, sepse ai ishte shumë i pashëm.

Grant pretendoi se Curtis bëri “çdo gjë në fuqinë e tij për të më penguar të merrja pjesën”. Curtis më vonë do të thoshte, “Gjëja absolutisht kryesore për atë film kur po e shkruaja ishte se personi që luante rolin kryesor nuk do të ishte i bukur. Kjo ishte teza absolute e fillimit të filmit”.

Scarlett Johansson

Mesa duket, Johansson mund të kishte qenë aktorja kryeosre në ‘Girl with the Drago Tatoo’ por gjatë audicioneve asaj iu mohua roli sepse ishte “shumë seksi”.

Regjisori David Fincher tha, “Scarlett Johansson ishte e mrekullueshme. Ishte një audicion i mrekullueshëm, po ju them. Por gjëja me Scarlett është se ju mezi prisni që ajo të heqë rrobat e saj.” Në vend të saj, roli i shkoi Rooney Mara.

Meryl Streep

Meryl Streep u konsiderua “shumë e shëmtuar” për të luajtur në King Kong.

Producenti Dino De Laurentiis në fakt tha “che brutta” (“sa e shëmtuar”) përpara Meryl-it kur ajo erdhi në audicion. Në vend të sai, pjesa i shkoi Jessica Lange.

Aidan Turner

Sipas kompozitores Anne Dudley, producenti ekzekutiv i Poldark, Damien Timmer ishte i shqetësuar se vajzat dhe gratë nuk do ta pëlqenin mjaftueshëm Aidan Turner.

David Tennant

Drejtuesit e BBC thuhet se mendonin të njëjtën gjë për David Tennant si Casanova në Casanova, dhe donin që Moffat t’i jepte dikujt më seksi.

Kate Beckinsale

Sipas Kate Beckinsale, regjisori Michael Bay nuk mendonte se ajo ishte mjaft tërheqëse për rolin e saj në Pearl Harbor, sepse ajo “nuk ishte bionde dhe gjinjtë e saj nuk ishin më të mëdhenj se koka”.

“Në sytë e tij nuk isha një grua tërheqëse.” – thotë Beckinsale.

Keira Knightley

Regjisori Joe Wright fillimisht nuk donte që Keira Knightley të luante në filmin e famshëm ‘Pride and Prejudice’ për shkak të pamjes ‘më të bukur seç duhej’ të fotografisë prezantuese të Knightley-t.

“Por më pas ai më takoi, dhe më tha: “Jo jo, në fakt je mirë!” – tha Knightley duke qeshur.

Jessica Biel

Pasi u emërua “gruaja më seksi e gjallë” e Esquire në vitin 2005, Jessica Biel tha se kishte vështirësi për të gjetur punë dhe se një nga regjisorët e filmave ku kishte bërë audicion, i kish thënë se: “Unë nuk jam duke kërkuar për gruan më seksi në botë; po kërkoj për një vajzë të mirë, vajzën fqinje.”