Sport Ngushtohet laku, PSG duhet të shesë një mes Neymar e Mbappe

Ngushtohet laku, PSG duhet të shesë një mes Neymar e Mbappe

PSG duhet të marrë një vendim të vështirë për të shpëtuar nga pezullimi në kompeticionet europiani për shkelje të rregullave ë Fair Play-it Financiar. Për të rregulluar bilancin, klub parisien duhet të arkëtojë 170 milionë euro, ndryshe përjashtimi nga Championsi do të jetë i sigurt.

Këtë shifër klubi që po dominon prej shumë vitesh futbollin francez mund ta sigurojë vetëm duke shitur një nga dy “yje” e afruar së fundmi, brazilianin Neymar ose talentin Kylian Mbappe.

Në pritje që çështja të zgjidhet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, PSG duhet patjetër të rregullojë shifrat e bilancit, nëse nuk dëshiron të përjashtohet nga Europa. Shitja e një lojtari shumë të rëndësishëm duket rruga më e lehtë.

Për brazilianin, PSG pagoi shumën rekord 222 milionë euro, që shkoi në arkat e Barcelonës, ndërsa në total Mbappe i ka kushtuar 180 milionë euro, të përfituara nga Monaco.

Të dy lojtarët u interesojnë shumë klubeve të mëdha europiane, veçanërisht dy gjigantëve spanjollë, Realit dhe Barcelonës.