Bota Nis fushata e vaksinimit në SHBA, dozën e parë e merr një...

Nis fushata e vaksinimit në SHBA, dozën e parë e merr një infermiere në Nju Jork

Infermierja Sandra Lindsay duke marrë vaksinën e parë kundër Covid-19 në Nju Jork

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar sot fushatën e vaksinimit kundër Covid-19 ku përparësi kanë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe banorët e shtëpive të pleqve.

Vaksina e parë iu dha infermieres Sandra Lindsay në Nju Jork, pas orës 09:00 të mëngjesit me orën lokale në Qendrën Mjekësore Hebraike të Long Island.

“Shpresoj se kjo shënon fillimin e fundit të një periudhe të dhimbshme në historinë tonë”, komentoi infermierja.

“Vaksina e parë është kryer. Urime SHBA! Urime botë!”, shkroi presidenti Donald Trump në Twitter.

Ndërsa për guvernatorin Cuomo vaksina është drita në fund të tunelit dhe arma që do t’i japë fund luftës.

“Drita në fund të tunelit. Unë besoj se kjo është arma që do t’i japë fund luftës. Ky është kapitulli i fundit i librit,” tha Guvernatori Cuomo.

“Vaksina funksionon vetëm nëse njerëzit veprojnë,” shtoi ai dhe ekspertët raportuan se 75 përqind e njerëzve duhet të vaksinohen për të arritur imunitetin e masës. Kjo është drita në fund të tunelit, por është një tunel i gjatë”, nënvizoi guvernatori, duke u bërë thirrje njerëzve të vazhdojnë të respektojnë masat e sigurisë për koronavirusin, duke përfshirë mbajtjen e maskës.

Përparësi për vaksinim kanë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe banorët e shtëpive të pleqve. Zyrtarët federalë thanë se dërgesat e para të vaksinës do të mbërrijnë të hënën në 145 qendra shpërndarjeje. 425 të tjera do t’i marrin ato të martën dhe 66 të tjerët të mërkurën. Vaksina do të shpërndahet bazuar në popullatën e rritur të secilit shtet.

Ndërkohë guvernatori i nju Jorku Bill de Blasio tha se qyteti i Nju Jorkut duhet të përgatitet për një mbyllje totale.

“Duhet të përgatitemi dhe unë jam dakord. Duhet të pranojmë se është një hipotezë që mund të ndodhë”.