Extra Një amerikan fiton 1.3 miliardë dollarë në lotari

Një amerikan fiton 1.3 miliardë dollarë në lotari

Një biletë e vetme u shpall fituese për një xhekpot të lotarisë Mega Millions prej 1.3 miliardë dollarësh. Ajo ishte shitur në Illinois në dyqanin e një karburanti, në periferi të Çikagos.

Mbajtësi i biletës fituese është ende i paidentifikuar. Ai pagoi për të vetëm 2 dollarë ndërsa kishte shënuar me saktësi të gjashtë numrat.

Tashmë ai ka të drejtën të tërheqë në një dorë të vetme 780.5 milionë dollarë ose të pranojë të marrë shumën e plotë me një pagesë vjetore për 30 vjet.

Një pjesë e madhe të çmimit shkon për tatimet. Për herë të fundit ky xhekpot u dha në Prill ku fituesi kishte marrë 20 milionë dollarë.

Shanset që një person të fitojë lotarinë, duke kapur të gjitha numrat e hedhura me short, janë 1 në 302.5 milionë.

Zyrtarët thanë se ky është xhekpoti më i madh i fituar ndonjëherë në shtetin e Illinois dhe i dyti më i madh në historinë 20-vjeçare të lojës. Shifra më e madhe e dhënë ndonjëherë nga kjo lotari është 1.5 miliardë Dollarë e fituar në Karolinën e Jugut në Tetor 2018.

Gjysma e të ardhurave nga shitja e çdo bilete i mbetet shtetit përkatës të cilat shpenzohen për pensione, arsim ose punonjësve publikë. Një shumë të konsiderueshme merr edhe shitësi i biletës.