Aktualitet 11 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit

11 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 11 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar 8 vatra zjarri dhe janë aktive 3 vatra zjarri.

U bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave:

në fshatin Dhores, bashkia Skrapar;

në vendin e quajtur Ligata, bashkia Elbasan;

në fshatin Sovjan, bashkia Maliq;

në fshatin Derven Kodër, bashkia Krujë;

në fshatin Saver, bashkia Lushnje;

në vendin e quajtur Berdenesh, bashkia Sarandë;

në fshatin Gumenicë, bashkia Selenicë,

në fshatin Ndershen, bashkia Mirditë.

Për shuarjen e zjarreve gjatë 24 orëve janë angazhuar kapacitetet operacionale në nivelin vendor dhe në nivelin qendror.

Janë angazhuar 255 forca operacionale nga Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, AdZM, shërbimi pyjor, forca vullnetare si dhe 28 mjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera operative.

Vijojnë aktive vatrat në: në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe, vijojnë punë forcat e Adzm dhe të bashkisë për normalizimin e situatës.

në fshatin Rehovë, bashkia Poliçan, ku me gjithë punën e forcave zjarrfikëse dhe bashkiake nuk u bë e mundur fikja e saj dhe sot në orët e para të mëngjesit ka vazhduar operacioni me mbështetjen dhe të 50 efektivëve të FA.

në fshatin Goranxi, bashkia Dropull, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me barishte dhe pemë me lartësi 3-4 metra. Zjarri i ndihmuar dhe nga era mori përmasa të menjëhershme duke rrezikuar fshatrat Derviçan, Frashtan dhe Grapsh.

Ndërhyrja e forcave operacionale ka qenë e menjëhereshme duke shmangur rrezikun e djegjes së banesave. Bashkia Dropull në këtë situatë u mbështet me mjete zjarrfikëse nga bashkitë Libohovë, Gjirokastër, Këlcyrë, Përmet, Memaliaj, Sarandë, Finiq dhe Forcat e Armatosura. U angazhuar 144 forca operacionale dhe 12 mjete zjarrfikëse.

Duke marrë në vlerësim situatën e krijuar në bashkinë Dropull është aktivizuar sistemi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian (ERCC), nga ku Greqia ka ofruar asistencë ndërkombëtare me 2 avionë për ndërhyrje nga ajri.

Me ndërhyrjen nga ajri dhe toka përgjatë gjithë ditës së djeshme edhe deri sot është bërë e mundur mbajtja jashtë rrezikut e banesave dhe banorëve.

Sot ne oret e para te mengjesit ka filluar nderhyrja nga ajri me helikopterin e Ministrise Mbrojtjes dhe dy avioneve te Qeverise Greke.

Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin.

Ju lutemi qytetarëve raportoni menjëherë vatrat e zjarrit pranë cdo strukture te sistemit te mbrojtjes civile.