Extra Një detaj i panjohur i George Clooney: Është simpatik, por nuk paguan...

Një detaj i panjohur i George Clooney: Është simpatik, por nuk paguan kurrë për këtë shërbim

Edhe pse është një nga aktorët më të njohur dhe më të paguar në botë, është interesante që George Clooney nuk paguan asnjë parukier. Jo se nuk i do, por se nuk ka nevojë për ta.

Clooney tha se nuk ka shkuar në një sallon flokësh prej 25 vjetësh. Kjo, pasi i pret vetë flokët e tij me ndihmën e një prerëseje që bleu më shumë se dy dekada më parë.

Ky detaj i panjohur deri më tani për veten e tij u zbulua ku qe i ftuar në një emision. Aktori la pa fjalë drejtuesen me rrëfimin e tij.

“Unë i kam prerë flokët e mi vetë për 25 vjet. Flokët e mi janë shumë të fortë dhe është kaq e lehtë për t’i prerë, nuk mund të gaboj,” tha Clooney.

“Shumë vite më parë, bleva një gjë të quajtur “Flowbee” dhe më të i pres. Më duhen fjalë për fjalë dy minuta për të prerë flokët,” tha aktori i njohur.