Kryesore Një hero! Qeni i Ushtrisë së Kosovës ka shpëtuar deri tani tre...

Një hero! Qeni i Ushtrisë së Kosovës ka shpëtuar deri tani tre persona

Nuk ndalen kërkimet intensive në Thumanë, Durrës aty ku tërmeti ka shkaktuar dëmet më të mëdha si në njerëz ashtu edhe në dëme materiale.

Forcat e Sigurisë së Kosovës janë bërë pjesë e këtyre operacioneve edhe me ndihmën e qenve të kërkimit, të cilët Shqipëria nuk i ka si kapacitet në rastet e emergjencave.

Burime pranë ekipit shpëtues bëjnë me dije se qeni hero deri më tani ka gjetur dhe shpëtuar 3 persona.

Ndërkohë raportohet për 23 persona të vdekur dhe disa të tjerë raportohet se janë nën rrënoja.