Kuriozitete Një imazh këmbe dinosauri zbulohet në Antarktidë, ja çdo të thotë kjo…

Një imazh këmbe dinosauri zbulohet në Antarktidë, ja çdo të thotë kjo…

Shkencëtarët kanë zbuluar një gjurmë fosile të një këmbe dinosaurike, rreth 200 milion-vjeçare, gjatë një ekspedite në Antarktidë.

Lloji i saktë i dinosaurit për tani nuk është i qartë.

Trupa dinosaurësh tashmë janë zbuluar në pjesën jugore të vendit, në Victoria, tha kreu i ekspeditës Brad, Andreas Laeufer, por në veri deri tani asgjë nuk është zbuluar.

“Ishte diçka që nuk prisnim”, tha ai për zbulimin e një gjurme të fosilizuar.

“Kjo tregon që Antarktida rreth 200 milion vjet më parë nuk ishte kontinent akulli si sot”, vuri në dukje Laeufer.