Aktualitet Si u tentua të vritej polici në Shkodër, gazetarja: Dyshohet se janë...

Si u tentua të vritej polici në Shkodër, gazetarja: Dyshohet se janë përfshirë anëtarët e grupit Bajri

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në 25 mars në Shkodër, ku një polic u raportua se u dhunua me sende të forta. Sulmi ndaj një oficeri policie që u njoftua si një konflikt banal me fqinjin, në fakt ishte një sulm i mirëfilltë kriminal që kishte si qëllim vrasjen e tij.

Admir Okaj, aktualisht shef i rendit të Gramshit, rezulton të jetë goditur 3 herë me thikë pas shpinë, dy herë në qafë dhe një herë në shpatull.

Ndërkohë gazetarja Etleva Delia për ABC ka renditur hap pas hapi kronologjinë se si ndodhi ky sulm, Delia tregoi se gjithçka ka qenë e mirëmenduar, dhe se autori ka zgjedhur të godasë policin në qafë për faktin se dyshohej se mund të mbrohej me antiplumb.

Gjithashtu nënvizoi se dyshohet që në këtë ngjarje të jenë të përfshirë edhe anëtarë të grupit Bajri, kjo për shkak të operacioneve ku polici Admir Okaj ka qenë i përfshirë dhe ka marrë pjesë në arrestimin e eksponentëve të rrezikshëm në zonën e veriut.

“Ka dy plagë të thella në qafë dhe në shpatull. I plagosur e ka ndjekur për 800 metra policin. Në spital ka shkuar më pas vetë, kur ka kuptuar që ka marrë plagë. Ka qëndruar në spital për mjekim. Për 23 vite ka punuar në FNSH. Ka qenë i stërvitur mirë, dhe i trajnuar. Ai e ka goditur autorin në pjesën e kokës. Nga të gjitha të dhënat Admiri ka referuar në polici që mbrohej sepse ndjehej i kërcënuar. Mund të ketë pasur të dhëna që efektiv mund të ketë pasur antiplumb dhe kjo ka qenë ndoshta edhe arsyeja që e ka goditur në qafë. Autori nuk rezulton te jetë i skeduar, por rezulton të ketë pasur një debat, që ndoshta mund të jetë përdorur nga autorë. Por të shtyn të mendosh që është edhe një ngjarje e paguar për shkak të detyrës së efektiv. Autori Armir Gucia nuk është fqinj i Admir Okajt. Sulmi ishte një plan i mirëmenduar sepse kishte kapuç dhe me syze, pra ishte e maskuar por në momentin kur largohet i bien maska dhe syzet. Autori nuk ka folur deri tani, por avokatin e tij e kemi njohur si një prej përfaqësuesve të një nga anëtarët e grupit Bajri. Kjo të bën të dyshosh se kjo ngjarje mund të jetë një orkestrim për shkak të detyrës. Megjithatë nuk rezulton të ketë pasur përplasje konkrete. Admir Okaj ka marrë pjesë në operacione ku janë kapur eksponentë të rëndësishëm në zonën e veriut, dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë, sidomos nga familja Bajri. Ndaj këtij efektivi nuk kanë munguar mesazhet kërcënuese,” tha gazetarja Delia.

Ngjarja ndodhi në zonën e “Zdrales” në Shkodër dhe Policia tha se pas disa orësh autori Ormir Gucia u arrestua.