Uncategorized Një mijë bimë kanabisi në papafingon e klubit me striptiste

Një mijë bimë kanabisi në papafingon e klubit me striptiste

Një shtetase greke, me banim në Aarschot të Belgjikës, u dënua me 30 muaj burg, pasi vitin e kaluar, në klubin e natës që ajo zotëronte, u gjetën 1 mijë bimë kanabis.

Avokati i 57-vjeçares Elena Rafailidou i tha gjykatës se ajo ndodhej në Greqi, në kohën kur u sekuestrua droga, ndërsa gjatë hetimeve rezultoi se ajo kishte marrëdhënie biznesi me disa shqiptarë.

Në vitin 2017, ata fituan akses të plotë në ambientet e klubit të natës me striptiste dhe aty nisën kultivimin e kanabisit në papafingo. Ata e fshihnin kanabisin në makina, për ta transportuar drejt Zvicrës.

Fitimet investoheshin pjesërisht në Shqipëri dhe një pjesë kthehej përsëri në Belgjikë për të pastruar përmes zyrave të këmbimit në Bruksel. Ekspertët ndoqën këto transaksione për të zbuluar shqiptarët, pjesëtarë të bandës, 11 prej të cilëve u dënuan nga 18 muaj deri në 6 vjet burg.

Nga kontrollet asokohe, në disa zona të ndryshme, bandës iu sekuestruan 4.354 bimë kanabisi.