Kryesore “Nuk jemi gati për zgjedhje të parakohshme”: Zbardhet mbledhja e Bashës me...

“Nuk jemi gati për zgjedhje të parakohshme”: Zbardhet mbledhja e Bashës me ‘kupolën’ e PD

Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike të mbajtur sot në mesditë, kryetari i Demokratëve Lulzim Basha, u ka thënë të vetëve se forca e tyre politike nuk është gati të hyjë në zgjedhje të parakohshme.

Burime nga mediat pranë PD, ëjnë me dije se kryetari Basha në komunikimin me ‘kupolën’ politike të partisë ka shprehur, për herë të parë, një shqetësim që është artikuluar në qarqet kundërshtare të opozitës, por është marrë si diversion, ai se forca kryesore anti-qeveritare nuk është gati për një garë zgjedhore, pavarësisht shqetësimeve, të ligjshme nëse ke parasysh përgjimet e BILD se në Shqipëri nuk ka garë të ndershme.

Burimet thanë për mediat pranë kryetarit të PD, se Basha ka theksuar se edhe nëse Rama ofron zgjedhjet më 13 tetor, partia nuk është gati.

Në fakt, kryetari demokrat nuk e ka pranuar edhe publikisht 13 tetorin si datë të zgjedhjeve, dekretuar nga presidenti i Republikës pas zhdekretimit të 30 qershorit.

Pritshmëritë janë që kjo datë ‘të dakordohet” si salvaxhente për krizën duke fshirë edhe 13 qershorin, edhe konfliktin me Metën (nëse ai nuk shkarkohet, por edhe duke i zgjatur opozitës një mënyrë për t’u rifutur në sistem).

Nëse PD është gati, gjë që nuk duket kështu nëse gjykon nga shqetësimi i Bashë s në mbledhjen me dyer të mbyllura me kryesinë e Partisë Demokratike.