Politika Nuk ka protesta pa ikur edhe gjermani i fundit

Nuk ka protesta pa ikur edhe gjermani i fundit

Në selinë e Partisë Demokratike po zhvillohet një takim mes liderëve të forcave politike të opozitës, ku mungojnë Vangjel Dule i PBDNJ dhe Agron Duka i PAA, të cilët nuk ndodhen në Tiranë.

Më shumë se një takim vendimarrës, sipas TCh, kjo mbledhje ka për qëllim koordinimin e aksionit opozitar.

Raportohet se opozita ka verndosur që të mos i rifillojë protestat para datës 16 shtator, ditë kur pritet që Tiranën ta vizitojë zëvendës kryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann David Wadephul, i cili, me shumë gjasa, shihet nga opozitarët si dritë shprese për zgjidhjen e krizës politike.

Johann David Ëadephul është një tjetët zyrtar që do të synojë arritjen e një kompromisi për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Pas Wadephul, Tiranën do e vizitojë edhe Roberto Montella, sekretar i Përgjithshem i Asamblesë Parlamentare të OSBE. Ashtu siç ka konfirmuar edhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu, nga OSBE ka patur më parë një tentativë për të ulur palët në tryezë, por ajo ka dështuar./TCh