Kryesore Obama dhe Clinton mbështesin Kamala Harris, Trump: Ajo u tall me Biden...

Obama dhe Clinton mbështesin Kamala Harris, Trump: Ajo u tall me Biden më keq se Pokahontas

Presidenti amerikan Donald Trump u befasua nga zgjedhja e Kamala Harris si kandidate për zv.presidente demokratike, ndërsa zgjedhja e saj u mirëprit nga ish-presidenti Barack Obama dhe senatori Bernie Sanders.

Kandidati Joe Biden zgjodhi senatoren Kamala Harris të Kalifornisë si një kandidate për zëvendëse të tij, si gruaja e parë me lëkurë të errët që u propozua për këtë post.

Presidenti amerikan Trump tha se ai ishte i befasuar nga vendimi i Biden për të zgjedhur Harrisin, pasi ajo më parë kishte treguar një respekt të jashtëzakonshëm ndaj tij.

Trump pretendoi se Harris ishte “shumë, shumë keq” gjatë debatit.

″Kjo më befasoi sepse ajo e trajtoi Joe Biden më keq sesa Pokahontas. Ajo tregoi një mungesë të madhe respekti për Joe Biden, dhe është e vështirë të zgjedhësh dikë që është kaq i papërshtatshëm”, u tha Trump gazetarëve. Trump aludoi në senatoren demokrate Elizabeth Warren, të cilin ai më parë e kishte quajtur “Pokahontas”, pasi ajo dikur në mënyrë të rreme pretendonte se kishte rrënjë indiane.

Nga ana tjetër ish-Presidenti Barack Obama postoi një mesazh mbështetjeje për vendimin e Biden në Twitter. “E kam njohur senatoren Kamala Harris për një kohë të gjatë. Ajo është më se e gatshme për punën. Ajo e ka kaluar karrierën e saj duke mbrojtur Kushtetutën tonë dhe duke luftuar për ata që duhet të marrin një shans të drejtë. Kjo është një ditë e mirë për vendin tonë. Dhe tani, le të fitojmë”, shkroi Obama.

Harris u urua gjithashtu dhe nga senatori Bernie Sanders, i cili ishte një nga rivalët e Biden në garën për t’u nominuar si kandidat demokratik.

“Urime Kamala Harris, e cila do të zbresë në histori si zv.presidentja jonë i rradhës. Ajo e kupton atë që është e nevojshme në luftën për njerëzit që punojnë, për kujdesin shëndetësor për të gjithë dhe për rrëzimin e administratës më të korruptuar në histori”, tha Sanders në Twitter.

Kandidatja për presidente në zgjedhjet e vitit 2016, Hillary Clinton, shkroi në Twitter se ishte e kënaqur me përfshirjen e Kamala Harris në “biletën historike demokratike”.

“Ajo tashmë ka dëshmuar veten si një zyrtare dhe udhëheqëse e shquare publike dhe unë e di se ajo do të jetë një partner i fortë i Joe Biden”, tha Clinton, duke i kërkuar të gjithëve që ta ndihmojnë atë të zgjidhet.