Aktualitet OFL liron pas marrjes në pyetje biznesmenin Dashamir Gjoka, i bllokojnë makinën...

OFL liron pas marrjes në pyetje biznesmenin Dashamir Gjoka, i bllokojnë makinën e blinduar

Operacioni Forca e Ligjit ka ndaluar sot shtetasin Dashamir Gjoka. Gjoka është marrë në pyetje dhe më pas është lënë i lirë.

Ndërkohë automjeti i tij i blinduar është mbajtur i bllokuar nga policia.

OFL i dërgoi dy ditë më parë formularin për deklarimin e pasurisë Gjokës, ndërsa sot morën deklaratën e tij.

Ai ka nën pronësi një kompleks të quajtur “Gjoka” që shërben si qendrën tregtare dhe njësi të tjera shërbimi.

Kujtojmë se Gjoka i ka mbijetuar një atentati me kallashnikov dy vite më parë, por arriti të shpëtojë falë makinës së blinduar.

Nga ana tjetër pasuria e Gjokës është konfiskuar më herët në vitin 2017, në zbatim të ligjit antimafia.

Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në aktivitetet kriminale në Itali, ku rezulton edhe si i dënuar me 7.5 vite burg.