Aktualitet OFL “shënjestron” 4 persona të dënuar për vrasje, vjedhje dhe drogë

OFL “shënjestron” 4 persona të dënuar për vrasje, vjedhje dhe drogë

Operacioni “Forca e Ligjit” kërkon nga katër persona të tjerë të deklarojnë pasurinë brenda 48 orëve.

Ylli Murati, Spartak Kazazi, Blendi Harasani, Emiljano Tasho janë të “shënjestruarit” e radhës.

Ata janë të dënuar respektivisht për vjedhje me armë, vrasje me paramendim, prodhim dhe shitje narkotikësh dhe vjedhje me dhunë.