Kryesore Opozita sot në protestë, 1300 forca policore në terren. Basha fton shqiptarët

Opozita sot në protestë, 1300 forca policore në terren. Basha fton shqiptarët

Opozita e bashkuar do të zhvillojë sot në mbrëmje protestën e saj të radhës.

Protesta do të nisë në orën 20:00 dhe Partia Demokratike ka kërkuar leje që të vazhdojë deri në orën 23:59. Por, ashtu siç ka ndodhur edhe herët e tjera, policia ka dhënë leje deri në orën 22:00.

Mësohet se në terren do të jenë 1300 uniforma blu.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha me një postim në rrjetet sociale ka ftuar gjithë shqiptarët të bashkohen si njerëz të lirë në protestën e sotme të thirrur në orën 20.00.

“Si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, të gjithë bashkë sonte në orën 20:00 në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa! #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan kryetari demokrat në postimin e tij të shoqëruar me ftesën video.

Në mesazhin video Basha rendit të gjithë arsyet se pse shqiptarët e bashkuar duhet të ndalin qeverinë e ardhur me krimin, me ndihmën e krimit dhe për të qeverisur me krimin.

“Kriminelë në qeveri dhe parlament. Banditë në krye të bashkive. Hajdutë votash dhe banda në policinë e shtetit. Qeveria e krimit i ka përdhosur shqiptarët. Lukunia e hienave u demaskua

“Shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre nuk ja vret dot kush të ardhmen”, thuhet në spotin e shpërndarë në Facebook.