Bota Organizatorët e protestave kundër Vuçiç: E ka kthyer vendin në pronë private

Organizatorët e protestave kundër Vuçiç: E ka kthyer vendin në pronë private

Është e shtunë e zakonshme për Jellena Anasanovic. Studentja e shkencave politike ka dalë në qytet. Në Beograd ka arritur për të studiuar dhe thotë se nuk pajtohet me politikën e presidentit, Aleksandër Vuçiç.

Një thirrje e saj në rrjetet sociale ka zgjuar në këmbë dhjetëra qytete për tre muaj, ku opozita dhe qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç pasi nuk e quajnë president të tyre.

Jellena Anasanovic, organizatore e protestave:Për të jetuar në Serbi kemi nevojë që të çlirohemi nga frika dhe të inkurajojmë ata të rinj që mendojnë vetëm të mbarojnë studimet dhe të ikin sa më parë nga vendi”.

Ajo që 24-vjeçarja Anasanoviç bëri tani vazhdon për herë të 13-të. Kërkesat janë shtuar dhe ka zgjuar vëmendjen ndërkombëtare. Ata thonë se në Serbi nuk ka liri, mediat janë në censurë, dhe ka totalitarizëm e partokraci. I kanë ngjitur sërish fjalimet e Vuçiç në tunelin, si e quajnë, të gënjeshtrave të tij.

Zgjedhjet janë të mundura, por opozita nuk është e sigurt për të dalë në to. Vuçiç ka fuqi absolute në mesin e zgjedhësve. Jellena thotë se frika ekziston, por ajo beson tek protestat e saj. Në sistemin e Vuçiç, thotë, nuk është e lehtë. Ka nisur karrierën e kundërshtimeve herët pasi nuk do ta braktisë Serbinë.

Jellena Anasanovic:Mendoj se Vuçiç është një politikan që nuk është burrë shteti, por ka kthyer gjithçka në shërbim të partisë së tij, vëllezërve, kumbarëve dhe e ka kthyer shtetin në një pronë private”.

Protestat janë caktuar sërish pas një jave. Jellena me miqtë beson se fuqia qytetare do ti jap fund historisë së protestave me triumf. /abcnews