Kosova Pak qytetarë në votime, kandidatja serbe: Ka ardhur koha për ndryshime në...

Pak qytetarë në votime, kandidatja serbe: Ka ardhur koha për ndryshime në Zveçan

Kandidatja e vetme serbe në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Zveçanit, Sllagjana Pantoviç deklaroi pas votimit se ka ardhur koha për ndryshime pas qeverisjes 10-vjeçare të Listës Serbe në këtë komunë.

Ajo u shpreh optimiste se serbët do të dalin në votime.

“Pres që për qytetarët e Zveçanit të jetë më mirë se sa që ka qenë deri më tani, që zgjedhjet do të mbahen të qeta dhe pa incidente. Mendoj se zgjedhjet po mbahen dhe duhet të mbahen në paqe, në dashuri dhe respekt për popullin dhe jo me urrejtje, kërcënime dhe shantazhe. Nuk mund të them përafërsisht sa votues do të dalin por në çdo rast shpresoj se do të ketë”, tha kandidatja Pantoviç.

Teksa të dhënat paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve flasin për një numër të vogël qytetarësh që kanë dalë në votime në orët e para pas hapjes së qendrave.