Extra Pas Arbanës, TCH zëvendëson edhe regjisorin e ‘Big Brother Vip’, ikën Eduart...

Pas Arbanës, TCH zëvendëson edhe regjisorin e ‘Big Brother Vip’, ikën Eduart Grishaj

Edicioni i tretë i ‘Big Brother Vip’ këtë vit vjen me ndryshime rrënjësore. Nga prezantuesi, personazhet që do të marrin pjesë, arredimi i shtëpisë dhe së fundmi edhe regjisori.

E ndërsa BBV3 do tw prezantohet nga Ledion Liço dhe jo Arbana Osmani, plani i ri po aq edhe surprizë i TCH është zëvendësimi jo vetëm i Arbanës, por edhe regjisorit të ‘BBV’, Eduart Grishaj.

Vendin e tij tashmë e ka zënë Ergys Lubonja, i cili ka ndarë detajet e para teknike të spektaklit.

‘Ka shumë të reja teknologjike. Duke filluar nga numri i kamerave që është mbi 100. Stafi teknik dhe drejtori teknik kanë bërë një punë të shkëlqyer në mënyrën sesi do të jetë vendosja e këtyre kamerave. Gjithashtu kemi një sistem të ri ‘intercom’, tha Lubonja.