Kryesore Beqaj del pas 8 orësh nga SPAK: Çështja është komplekse, seanca e...

Beqaj del pas 8 orësh nga SPAK: Çështja është komplekse, seanca e pyetjeve do të vazhdojë edhe në ditët e tjera

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka dalë pas 8 orësh nga SPAK ku u pyet nga prokurorët në lidhje me çështjen e sterilizimit që po hetohet.

Në dalje, Beqaj tha për gazetarët se çështja është komplekse dhe seancat e marrjes në pyetje do të vazhdojnë ditë të tjera.

“Janë disa seanca të gjatë pyetjesh që do të thotë që çështja është komplekse. Edhe sot nuk përfunduam, do vazhdojmë edhe në ditët e tjera, sidomos kur të kemi të plota edhe materialet e KLSH. Gjithashtu besoj se hetimet me sa kemi parë deri tani janë ende shumë të ngushta, është e domosdoshme që të shtrihen në dy pjesë. S pari nga marsi 2011 deri në shtator 2013. Sot gjithashtu me prokurorët komunikuam dhe më konfirmuan që do kem së shpejti ato sende që u sekuestruan”, tha shkurtimisht ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.