Kryesore Pas urdhrit të Ramës, drejtorët e Shkodrës japin dorëheqjen, mes tyre edhe...

Pas urdhrit të Ramës, drejtorët e Shkodrës japin dorëheqjen, mes tyre edhe kreu i PS

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama u kërkoi dorëheqjet të gjithë drejtorëve të drejtorive të pushtetit lokal në Shkodër, që janë në varësi të Prefekturës, mësohet se pas mesditës së kësaj të enjte kanë dhënë dorëheqjen thuajse të gjithë. Mes tyre është edhe kryetari i Partisë Socialiste të qytetit verior, Edmond Emini, i cili mbante edhe postin e drejtorit të Postës.

Dorëheqjen e kanë dhënë edhe drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale, Kadri Ymeri, Astrit Beci, drejtor i Shëndetit Publik, Luan Heta, drejtor i Hidrocentralit të Vaut të Dejës, ndërsa ende nuk është konfirmuar dorëheqja e drejtorit të Spitalit të Shkodrës, edhe pse burimet thonë qe edhe ai e ka dhënë dorëheqjen, në zbatim të urdhrit të Kryeministrit.

Lista e drejtorëve të dorëhequr:

Kadri Ymeri – Drejtor i Drejtorisë Arsimore Rrajonale Shkodër

Ardian Dajti – Drejtor i Spitalit të Shkodrës (e pakonfirmuar)

Mustaf Kraja – Drejtor i Bujqësisë Shkodër

Luan Heta – Drejtor i HEC-t të Vaut të Dejës

Edmond Emini – Drejtor i Postës Shkodër (Kryetar i PS Shkodër )

Agim Dardha – Drejtor i Administratës së Zonave te Mbrojtura në Shkodër

Astrit Beci – Drejtor i Shëndetit Publik në Shkodër