Politika PD publikon emrat e Këshillit të ri Kombëtar, 50 për qind gra...

PD publikon emrat e Këshillit të ri Kombëtar, 50 për qind gra dhe të rinj

Komisioni i Rithemelimi ka publikuar të dielën listën e emrave të rinj të Këshillit të ri Kombëtar të PD i votuar në Kuvendin e 30 prillit.

Deputetja demokrate, Albana Vokshi tha se në listën prej 150 emrave më të votuar, 50 për qind ose 75 anëtarë të Këshillit të ri të PD vijnë nga Lidhja Demokratike e Gruas dhe Forumi Rinor.

Kuvendi i një dite më parë caktoi edhe datën për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD, që do të zhvillohen më 22 maj

Sali Berisha e ka shprehur hapur kandidaturën e tij për t’u zgjedhur sërish në krye të PD, 9 vite pasi dha dorëheqjen për shkak të humbjes së zgjedhjeve parlamentare në 2013-ën.