Aktualitet Pennine Petroleum përgatitet për eksplorim nafte në Shqipëri

Pennine Petroleum përgatitet për eksplorim nafte në Shqipëri

Korporata Pennine Petroleum, me bazë në Kanada, është duke u përgatitur për mundësitë potenciale të eksplorimit të naftës në Shqipëri dhe ka punësuar Stikeman Elliott si firmë këshilluese të përgjithshme të korporatës.

Kjo studio ligjore do të luajë një rol të rëndësishëm ndërsa Pennine lëviz drejt përfundimit të pritur të një marrëveshjeje për ndarjen e prodhimit (MNP) në Bllokun e Velçësnë Shqipëri, tha Pennine në një njoftim për shtyp.

“Stikeman Elliott është ngushtësisht i njohur me peizazhin shqiptar të energjisë. Rrugëtimi i saj në vend është i provuar, i testuar dhe i vërtetë”, tha kryetari i Pennine,Richard Wadsworth në deklaratën për shtyp.

StikemanElliott është një nga firmat kryesore të Kanadasë të së drejtës së biznesit, dhe ofron shërbime në fusha të tilla si financat korporatave dhe të strukturuara, taksimin dhe investimet e huaja, tha Pennine.

Pennine u përzgjodh fituese e tenderit për eksplorimin e naftës onshore, zhvillimin dhe prodhimin në Bllokun e Velçës në fillim të dhjetorit 2015. Termat dhe kushtet kryesore e PMN të  Bllokut të Velçës janë nënshkruar në shkurt 2016. Pennine dhe Albpetrol, kompania kombëtare e naftës e Shqipërisë, ranë dakord në prill të vitit 2016 me kushtet e MNP-se dhe dorëzuan dokumentin për Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë për miratim.

Blloku i Velçës ndodhet 10 km në juglindje të qytetit të Vlorës, në jug të Shqipërisë, dhe mbulon një sipërfaqe prej 620 km katrore.