Politika Përplasja e ashpër Basha-Berisha, Rama ka një koment therës

Përplasja e ashpër Basha-Berisha, Rama ka një koment therës

Për atë që po ndodh mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, pa e thënë qartë por e nënkuptuar, Edi Rama sjell një thënie të dramaturgut të madh Samuel Becket.

E quan “Thënie dite” për atë që është realisht ngjarje dite:

“Sipas meje, aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë, njeri që nuk do asgjë më shumë se sa të rrijë aty ku është dhe tjetri që e gënjen mendja se jeta e tij, pak më tutje, do të bëhet një çikë më pak e hidhur”, citon pra i pari i mazhorancës atë që po ndodh mes dy personazheve kryesore të opozitës, deri dje babë e bir politik, sot duke shqyer njëri-tjetrin.