Bota Peru/ Aktori i njohur Salvador del Solar merr postin e kryeministrit

Peru/ Aktori i njohur Salvador del Solar merr postin e kryeministrit

Presidenti peruan, Martin Vizcarra dekretoi të hënën si kryeministrin e ri të vendit një aktor të njohur në fushën e kinematografisë dhe teatrit, Salvador del Solar.

Del Solar, i cili është i diplomuar edhe për drejtësi, u betua të hënën pasdite njëkohësisht me 18 anëtarët e qeverisë së re peruane, në mesin e tyre nëntë gra.

Salvador del Solar, 48 vjeç, zëvendëson César Villanueva, i cili dha dorëheqjen të premten pas 11 muaj në krye të qeverisë për t’iu rikthyer tashmë postit të deputetit.

Pas një karriere si aktor, më pas producent në kinematografi dhe në televizion, Del Solar në 2016 u emërua ministër i Kulturës në kohën e qeverisjes së presidentit Pedro Pablo Kuczynski (2016-2018).

Në atë periudhë ai u njoh me presidentin aktual, Martin Vizcarra i cili ishte atëherë ministër i Transporteve.