Aktualitet Pesë raste të reja me Covid-19 në qarkun e Korçës, tre në...

Pesë raste të reja me Covid-19 në qarkun e Korçës, tre në Mirditë

Konfirmohen 5 raste të reja me Covid-19 në qarkun e Korçës, ku vetëm 4 janë në qytetin e Pogradecit.

Burime bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 2 punonjës së një bankë të nivelit të dytë, 1 punonjës spitali dhe një vatër e re.

Duhet të kujtojmë se ditë më parë në një nga bankat e qytetit të Pogradecit ka dalë me Covid një punonjëse e për pasojë u karantinuan një pjesë e stafit.

Pas marrjes së tamponeve kanë rezultuar pozitivë edhe 2 prej tyre kontakt i afërt me punonjësen e infektuar më herët.

Punonjësi i spitalit e çon në 2 numrin e të prekurve me COVID-19 në spitalin e Pogradecit pasi ditë më parë ka dalë me Covid-19 edhe një infermier nga ky spital.

Ndërsa për vatrën e re ende nuk dihet historiku i infektimit.

Përsa i përket bashkisë së Korçës, ka dalë pozitiv vetëm një person kontakt i afërt me 59-vjeçarin që ndërroi jetë nga COVID19 ditën e djeshme.

Mjekët epidemiologë po kryejnë punën në terren për shkëputje e zinxhirit të transmetimit si dhe izolimin e rasteve.

Tre të infektuar me Covid-19 në Mirditë

Në qytetin e Mirditës, tre persona janë konfirmuar pozitiv me Covid-19. Mësohet se të infektuarit janë vatra të reja Covid-19. Deri më tani nuk dihet se ku mund të jenë kontaminuar, ndërsa strukturat shëndetësore po hetojnë mbi rastet.

Rastet ditën e djeshme

Kujtojmë ditën e djeshme 3 qytetarë në terapi intensive, të intubuar kanë humbur jetën te Infektivi. Një 52 vjeçar nga Tirana, një 57 vjeçar nga Kukësi dhe një 59-vjeçar nga Korça, nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 106 pacientë, 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 1 prej tyre është i intubuar.

Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është më i lartë se numri i të identifikuarve pozitive me Covid19. Janë shëruar 77 qytetarë, duke e çuar në 2214 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1585 persona aktivë me Covid19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.