Kryesore Pezulloi ligjin e Mjekësisë, Rama kundër Kushtetueses: Vendim absurd, do e zgjerojmë...

Pezulloi ligjin e Mjekësisë, Rama kundër Kushtetueses: Vendim absurd, do e zgjerojmë këtë sistem dhe në degë të tjera

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar absurd vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit për studentët e Mjekësisë

Në fjalën e tij në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Tiranë, Rama këmbëngul që kjo ishte rruga më e drejtë që duhet ndjekur e për të përforcuar këtë qëndrim të tillë, ai solli shembullin e shkollës ë Magjistraturës.

Rama u shpreh se edhe në këtë shkollë nuk mund të marrësh diplomën, pa punuar në Shqipëri dhe në këtë rast nuk ka asnjë shkelje të Kushtetueses.

“Nuk i diskutoj vendimet e gjykatave, por dhe pezullimi që i bëri Gjykata Kushtetuese kërkesës, absurd për ta hedhur poshtë këtë gjë, është absurd, po e diskutoj se është pezullim se ka një shkollë që është ajo e magjistraturës që e ka kusht, që nuk merr diplomën po nuk punove 5 vjet më duket si magjistrat dhe kjo shkollë është më e mira në Shqipëri, por fakti është që as nuk është shkelur një e drejtë kushtetuese”, tha Rama.

Ai është treguar po aq i ashpër edhe me qëndrimin kundër të studentëve.

“Merr falë kontributit të taksapaguesve një arsim që ty të kushton shumë herë më pak se ca i kushton shtetit dhe vë në diskutim që për disa vite ti do i shërbesh këtyre njerëzve që paguajnë taksat, dhe jot ë marrësh diplomën e të shkosh në Gjermani dhe pse, për një arsye shumë të thjeshtë, edhe pse Universiteti ynë i Mjekësisë nuk është në nivelin e universiteteve gjermane, praktika ka treguar që nxjerr profesionistë të besueshëm, ato e dinë dhe e pranojnë, por ai shoku gjerman i këtij shoku tonë këtu, ka paguar në mënyrë marramendëse për të hyrë në korridor dhe pse, për çfarë arsye? Sepse ti ke pasur shtetit që të bësh këto studime dhe të hapet dera në Gjermani duke paguar shifra qesharake, që ky shtet është i gatshëm për t’i paguar, por duhet t’ua kthesh dhe pastaj ik ku të duash”, shtoi ai.

Për këtë arsye, duke e menduar si rrugën më të drejtë, Rama tha se këtë sistem si me studentët e mjekësisë, do e zgjerojnë dhe në degët e tjera.

“Në arsimin publik që e kemi më të favorshëm dhe që praktika tregon që nuk e kemi aq larg kërkesave të Europës, do e zgjerojmë, ose është variant tjetër që ua kemi dhënë, do të ikësh që të nesërmen sa të marrësh diplomën? Do paguash një tarifë tjetër”, përfundoi Rama.