Bota Philip Morris: Ndalojmë shitjen e paketave në Britaninë e Madhe brenda 10...

Philip Morris: Ndalojmë shitjen e paketave në Britaninë e Madhe brenda 10 viteve

Gjigandi teknologjik Philip Morris do të ndalë shitjen e cigareve në Britaninë e Madhe brenda një dekade. Njoftimi është bërë publik nga kreu ekzekutiv i kompanisë, Jacek Olczak që ka bërë të ditur se vendimi është pjesë e planit për të nxjerrë cigaret tradicionale nga tregu.

“Dua t’i lejoj kompanisë që ta lërë pirjen e duhanit pas“, ka thënë Olczak për mediat britanike.

“Mendoj se në Mbretërinë e Bashkuar, 10 vjet nga tani, mund të ketë zgjidhje të plotë për pirjen e duhanit. Do të zhduket. Zgjedhja e parë për konsumatorët është lënia e duhanit. Por nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, zgjedhja e dytë më e mirë është t’i lëmë ata të drejtohen drejt alternativave më të mira”, ka thënë ai.