Aktualitet Plagosja e Alban Haklajt në Tropojë, arrestohet autori

Plagosja e Alban Haklajt në Tropojë, arrestohet autori

Policia e Tropojës pas një pune hetimore, ka vënë në pranga autorin e plagosjes së një të riu në qytetin e Bajram Curri disa ditë më parë.

Në pranga ka rënë 24-vjeçari Genti Vatnikaj, i cili pas një sherri në një lokal nxori armën e zjarrit dhe me të qëlloi ndaj 33-vjeçarit Alban Haklaj, duke e lënë këtë të fundit të plagosur.

Ky shtetas u kap në një banesë në fshatin Berishë, ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe armën e zjarrit pistoletë që ai dyshohet se ka përdorur.