Jared Kushner, këshilltari i lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe një prej arkitekteve të planit të paqes për Lindjen e Mesme, tha se palestinezët po tregoheshin budallenj duke e refuzuar planin, pa marrë kohën e nevojshme për ta shqyrtuar atë.
“Ata e refuzuan planin pa e parë ende atë. Menduan se nuk do të ishte aq i mirë sa është, kështu u treguan budallenj. Gjithashtu, një prej ironive më të mëdha është se ata vazhdojnë të thonë se duan të jenë një shtet.
Por nëse je një shtet, nuk bën thirrje për protesta zemërimi, kur nuk merr atë që do. Kështu, ky është një moment i rëndësishëm që ata t’i tregojnë botës se janë gati të bëhen një shtet. Presidenti amerikan e bindi Izraelin të bëjë lëshime të forta, dhe të pezullojë ndërtimin e kolonive për 4 vite. Kjo do t’u jepte mundësinë palestinezëve të kenë një shtet, nëse do të jenë guximshëm mjaftueshëm për ta shfrytëzuar atë”, tha Kushner, që është edhe bashkëshorti i vajzës së Trumpit, Ivanka Trump