Bota “Po përdor Ukrainën”, Putin: SHBA po tenton ta tërheqë Rusinë në luftë

“Po përdor Ukrainën”, Putin: SHBA po tenton ta tërheqë Rusinë në luftë

Putin gjatë takimit me Orban në Moskë

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se Perëndimi i ka injoruar kërkesat e Rusisë për arritjen e  një marrëveshje për paqen.

Deklarata e liderit rus erdhi gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin hungarez, Viktor Orban që u mbajt në Moskë.

Sipas Putin, SHBA refuzoi tre kërkesat kyçe në lidhje me moszgjerimin e mëtejshëm të NATO, mosvendosjen e sistemeve të armatimeve pranë kufijve të Rusisë dhe tërheqjen e infrastrukturës ushtarake të bllokut nga shtetet që iu bashkuan aleancës së mbrojtjes nga viti 1997.

Presidenti rus akuzoi se SHBA po tenton ta tërheqë Rusinë në luftë në mënyrë që të vendosë sanksione ndaj saj.

Putin shtoi se për të arritur këtë SHBA po përdor Ukrainën.

Presidenti rus u shpreh i gatshëm për vazhduar dialogun dhe Ukrainën dhe liderët e botës.

Rasti i parë për ta bërë këtë do të jetë gjatë vizitës që Presidenti francez, Emmanuel Macron do të zhvillojë në Moskë.

Sipas tij duhet gjetur një rrugë për të mbrojtur sigurinë e të gjithëve.

Shtetet e Bashkuara të hënën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë debatit në lidhje me konfliktin, mbajtën qëndrimin se do të reagojnë në rast se Rusia pushton Ukrainë.