Aktualitet Polici që terrorizonte lagjen, shtinte me armë i dehur në raste festash

Polici që terrorizonte lagjen, shtinte me armë i dehur në raste festash

Detaje të reja nga arrestimi i efektivit të Komisariatit nr. 1, i cili u arrestua nga AMP dhe iu gjet arsenal armësh në banesë. Polici Taulant Balla prej kohësh terrorizonte banorët e lagjes së tij në “Farkë të vogël” duke shtënë me armë zjarri në ajër.

Të njëjtat burime shtojnë se Balla, gjatë muajve të fundit, nën efektit e alkoolit, kishte qëlluar në ajër me armë të ndryshme, kryesisht në ditë festive si festa e flamurit dhe Viti i Ri.

Hera e fundit që ai terrorizoi lagjen ishte për Shën Valentin, në 14 Shkurt. Për këtë gjë banorët kishin bërë disa herë kallëzime në polici, por për shkak të njohjes i kishin tërhequr, megjithatë organet nisën hetimet dhe prej disa javësh u mbajt në vëzhgim.

Pas kontrollit në shtëpi, Taulant Ballës iu gjetën municion armësh dy automatikë dhe sasi fishekësh.

Polici Balla ishte i denoncuar edhe për dhunë në familja nga bashkëshortja. Mësohet se ajo ishte pajisur nga gjykata me urdhër mbrojtje.