Aktualitet Policia greke: E kuptuam që në momentin e parë që bashkëshorti ishte...

Policia greke: E kuptuam që në momentin e parë që bashkëshorti ishte vrasësi i 20-vjeçares

Detaje të reja janë zbuluar nga çështje që ka tronditur Greqinë, ku policia zbardhi të vërtetën dhe tha se vrasësi i 20-vjeçares Caroline Crouch ishte bashkëshorti i saj, Babis Anagnostopoulos.

Së fundmi, ia që ka thyer heshtjen është shefi i policisë së Atikës, Jorgos Kalliakmanis. Sipas tij, oficerët e policisë të cilët kanë hyrë të parët në shtëpinë ku u krye vrasja në Glyka Nera në Maj, i kanë treguar atij se që prej momentit të parë kishin ndjesinë që autori ishte bashkëshorti. Shefi i policisë ka shtuar më tej se kolegët e tij rrallë gabojnë në impresionin e parë që krijojnë për një ngjarje.

“Oficerët panë gjakftohtësi kur liruan pilotin e akuzuar”, tha shefi i policisë. “Autori pretendoi se nuk e dinte dhe pyeti nëse Caroline ka vdekur. Pastaj tha disa fjalë dhe mori fëmijën në krahë”, tha Kalliakmanis.

Shefi i policisë për Athinën zbuloi më tej se një prej kolegëve të tij pa që në atë moment sjelljen e çuditshme të Babis Anagnostopoulos dhe i mori fëmijën nga krahët. Kalliakmanis deklaroi se kolegu veproi menjëherë për të mbrojtur fëmijën pasi mendoi direkt më të keqen. “Pastaj më tha mua se kishte ndjesinë që vrasja është kryer nga bashkëshorti”, tregoi ai.

Piloti 32-vjeçar pretendonte se ishte lidhur edhe ai nga grabitësit. Por ende nuk është e qartë nëse ai është lidhur vetë apo e ka ndihmuar një person tjetër. Gjithsesi një prej oficerëve ka treguar se Babis është sjellë çuditshëm.

“Ai po kërkonte në mënyrë të çuditshme që ta zgjidhja, thoshte po mbytem, dhe me shpejtësi i preva litarin, pa e kuptuar nëse ai po mbante në dorë nyjen, kur në fakt mund të mos ketë qenë i lidhur”, ka treguar oficeri i policisë.

Një tjetër detaj që kanë parë policët ka qenë edhe qeni që u gjet i vrarë. “Qeni ishte i lidhur i lidhur në parket. Si mundet që një qen brenda në shtëpi të jetë me zinxhirë?”, tha shefi i policisë. Po ashtu edhe shtëpia nuk i ngjante një grabitjeje.

“Rrobat në dollap ishin të hedhura në një mënyrë të tillë që dukej si grabitje. Por a u tha piloti se ku ndodheshin paratë dhe grabitësit shkuan vetëm aty?”, ka mbyllur fjalën e tij, Kalliakmanis.

Krimi makabër u zbulua falë një pune të mirë hetimore nga policia greke. Autoritetet kanë një sërë provash që kanë vërtetuar se grabitja e pretenduar nga piloti 32-vjeçar është një sajesë e tij dhe se në fakt ai është autori i vrasjes.

Vetë Babis ka pranuar në polici pas dëshmisë se ai e ka kryer krimin pas mosmarrëveshjeve që kishin si çift. Caroline dhe Babis ishin prindër të një fëmije 1 vjeç.