Politika Policia shpërndan me gaz lotësjellës protestën e opozitës

Policia shpërndan me gaz lotësjellës protestën e opozitës

Pamje si ato në Rripin e Gazës kanë qenë ato të kësaj mbrëmjeje përpara Parlamentit, ku policia ka përdorur disa herë gaz lotësjellës për të shpërndarë mijëra protestues të opozitës. Disa persona kanë marrë lëndime të lehta për shkak të shtypjes nga njëri-tjetri, në largim e sipër për t’i shpëtuar gazit lotësjellës.

Për disa minuta protesta është shpërndarë dhe protestuesit janë larguar nga hyrja kryesore e Parlamentit, por më pas ata janë riafruar dhe një pjesë e tyre janë ulur në rrugë.

Opozita ka mbledhur që prej orës 16.30 protestuesit përpara sallës së Parlamentit, ku brenda maxhoranca ka lajmëruar po mban seancën e radhës plenare. Që në minutat e para, protesta është shënuar nga një incident, kur disa protestues kanë penguar hyrjen e ministrit Blendi Klosi në Parlament, nga ana e Kalasë së Tiranës, ku Kuvendi ka një hyrje të pasme. Përreth Parlamentit ndërkohë janë vendosur disa qindra forca policie.