Sport Prezantohet Solskjaer: Do të bëj më të mirën për Manchester United

Prezantohet Solskjaer: Do të bëj më të mirën për Manchester United

Ole Gunnar Solskjaer trajneri i përkohshëm i Manchester United deri në fund të këtij sezoni është prezantuar zyrtarisht përpara mediave mesditën e sotme.

Norvegjezi është shfaqur shumë i entuziazmuar në konferencën e tij parë për shtyp për këtë aventurë të rëndësishme në karrierën e tij.

“Kur gjen një mundësi si kjo dhe të thonë që duhet të firmosësh për 6 muaj nuk mund të thuash gjë tjetër veçse po. Jam i lumtur që do t’i japë një dorë Djajve të Kuq dhe në këto 6 muaj do të bëj më të mirën e mundshme për të ndihmuar Manchester United. Janë të shumtë trajnerët që do të dëshironin të ishin në stolin e Manchester United dhe unë jam njëri prej tyre. Detyra ime është të ndihmoj lojtarët në mënyrë që ata të nxjerrin më të mirën nga vetja e tyre për të rikthyer në rrugën e duhur skuadrën dhe klubin”, deklaroi 45-vjeçari norvegjez Solskjaer.