Kryesore Procedurat për shkarkimin e Metës, seancë e posaçme në Parlament

Procedurat për shkarkimin e Metës, seancë e posaçme në Parlament

Pas miratimit të raportit nga Komisioni i Ligjeve për ngritjen e një komisioni hetimor për Presidentin Meta, për shkelje të rëndë të Kushtetutës, ditën e hënë do të zhvillohet një seancë e posaçme në Parlament me debat.

Mësohet se në këtë seancë do të paraqitet raporti nga Komisioni i Ligjeve dhe në fund të diskutimeve votohet.

Mësohet se fillimisht ishte menduar që procedurat të zhvilloheshin në seancën e së enjtes, por më pas është vendosur të mbahet një seancë e posaçme.