Aktualitet Protesta/ Fermerët kërkojnë subvencione: Mos e lini bujqësinë të mjerë

Protesta/ Fermerët kërkojnë subvencione: Mos e lini bujqësinë të mjerë

Një protestë po zhvillohet këtë të diel nga fermerët e zonës së Devollit, të cilët kundërshtojnë çmimit të naftës dhe të plehrave kimike.

Fermerët kanë dale në rrugën nacionale në hyrje të Bilishtit së bashku me mjetet e tyre bujqësore.

Një nga kërkesat kryesore të fermerëve janë subvencionet bujqësore.

Në pankartat e tyre të vendosura në mjetet bujqësore shkruhet:

“Duke braktisur fermerët keni braktisur Shqipërinë. Mos e lini bujqësinë të mjerë! Subvencione bujqësore sot për një të ardhme më të mirë nesër”.