Kryesore Protesta para Kryeministrisë, studentët konfrontohen me militantët e opozitës

Protesta para Kryeministrisë, studentët konfrontohen me militantët e opozitës

Studentët janë grumbulluar para Kryeministrisë për të vijuar protestën e tyre në ditën e 13.

Por, pas orës 13:00, situata u tensionua në protestë, pasi disa militantë të opozitës iu afruan hyrjes së Kryeministrisë.

Ata nuk u lejuan nga studentët që t’i afroheshin kordonit të policisë dhe nisën konfrontimet fizike.

“Jemi në protestë paqësore, nuk duam dhunë”, kanë thënë studentët.