Kryesore Protesta për banesat, Rama: Tek “5 Maji” u është dhënë haku të...

Protesta për banesat, Rama: Tek “5 Maji” u është dhënë haku të gjithë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e banorëve të lagjes “5 Maji” në Tiranë të cilëve u janë shembur shtëpitë.

Sipas kryeministrit, të gjithë banorët kanë marrë pjesën që u takon për shembjen e shtëpive.

“Unë besoj se tek 5 Maji të gjithëve u është dhënë haku që u takon dhe disave madje edhe më shumë se sa u takon, prandaj tani duhet vetëm durim dhe besim, sepse njësoj siç po ndodh me të tërë ata që po përfitojnë nga Rindërtimi, do ndodhë edhe me ju atje”, ka shkruar Kryeministri në Facebook në një replikë me një qytetar.