Aktualitet Protestuesit para Policisë së Tiranës, molotov e gaz lotjsellës

Protestuesit para Policisë së Tiranës, molotov e gaz lotjsellës

Protestuesit kanë ndjekur kreun e PD-së Lulzim Basha duke u vendosur para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e Sait Dollapit, sekretar organizativ i Partisë Demokratike.

Ata kanë hedhur mjete të tjera piroteknike, fishekzjarrë, molotov. Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që vazhdojnë të qëndrojnë tek policia.

Basha tha se Sait Dollapi është dhunuar dhe ndaluar me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj duke kërkuar lirimin e tij.