Kryesore “Protokoll i mjekimit” që po qarkullon në Facebook, reagon Skënder Brataj

“Protokoll i mjekimit” që po qarkullon në Facebook, reagon Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj vazhdon t’u bëjë thirrje qytetarëve të mos ndjekin këshillat e internetit për mjekim kundër koronavirusit. Duke marrë shkas nga një “protokoll mjekimi” që po qarkullon në rrjetet sociale, Brataj ka marrë rastin e betadinës, duke sqaruar se ajo nuk ekziston për shpëlarje fyti, por është një dizinfektant për plagët!

Mesazhi i plotë i Skënder Bratajt:

Jo mjekim interneti!!!

Përshëndetje qytetar shqiptar kudo ndodhesh. Sot po qarkullon në rrjetet sociale një mjekim apo protokoll mjekimi i cili po shpërndahet nga të gjithë personat që mendojnë se do të ndihmojnë sadopak njerëzit dhe të afërmit e tyre. Jo terapi interneti, jo terapi nga çdo kush. Në atë mesazh ka gjëra mjekësore të ngatërruara, të shpjeguara jo nga specialist të fushës. Nuk ekziston BETADINË për shpëlarje fyti, betadina është një dizinfektant për plagët! Terapia dhe medikamentet merren nën këshillë mjekësore, pasi vlerësohen shenjat dhe simptomat, por mbi të gjitha kur vlerësohen parametrat jetësor si presioni i gjakut, frekuenca kardiake, frekuenca respiratore niveli i oksigjenit në gjak (saturimetria) që duhet të jetë në njerëzit normal nga 94-100%, në ata me patologjia pulmonare jo më pak se 90%. Nëse është më poshtë këtyre shifrave duhet dhënë oksigjen të sëmurit. Nëse saturimetria e oksigjenit është 43% siç thuhet në atë mjekim mund të jetë i pa përshtatshëm më me jetën, prandaj ju lutem jo terapi interneti.

Mjeku i familjen, mjeku i 127, mjekët e urgjencave, specialistët si infeksionist dhe pneumolog janë profesionistët që në këtë moment mund t’ju këshillojnë pasi ti keni kontaktuar ata. Çdo mjek që ju njihni ose keni besim në ta duhet ti kontaktoni, të këshilloheni dhe nëse ata ju këshillojnë ose ju drejtojnë te specialist të tjerë atëherë veproni.